Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energji, probleme nga moti në zonat rurale

Reshjet e dendura të shiut të cilat nisën gjatë ditë së sotme kanë sjellë probleme në linjat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke lënë pa drita disa zona rurale në vend. Sipas një njoftimi zyrtar të OSHEE-së janë stakuar 82 fidera, jo vetëm si pasojë e defekteve të shkaktuara nga era e fortë, por edhe si masë sigurie nga ana e kompanisë. Sipas OSHEE, fiderat me defekte janë ajrore në zona rurale ku ka vështirësi në terren për riparimin në kohë të shpejtë nga ana e grupeve të OSHEE në terren.

Në gatishmëri janë mbi 1800 punonjës të OSHEE-së në të gjithë vendin për të riparuar defektet në linjat e shpërndarjes, ndërsa në njoftim theksohet se të gjitha linjat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë të gjitha në punë.

Nga njoftimet fundit që jep OSHEE mësohet se ka pësuar defekt N/stacioni Plasmas, duke lënë pa drita disa zona përreth Lushnjës, si: Karbunarë e Vogël, Karbunarë e Madhe, Lagjen “Xhevdet Nepravishta”, një pjesë të komunës Golem dhe Kolonjë.

Zonat më të prekura nga difektet jane:

Rajoni Tiranë: Zall Bastar, Sauk, Gjokaj, Prezë, pjesërisht Yzberisht.
Rajoni Durrës: Ura Gjolës, BishtPallë, Xhavzotaj, Spitallë, Kënetë, Hamallaj, Golem/ Durres;
Rajoni Elbasan: Orenjë, Lunik, pjesërisht.
Rajoni Korcë: Miras, Lozhan, Trebinjë, Mokër.
RajoniFier: KomunaLevan
Rajoni Vlore: Selenice, Gorisht, Novosele.
Rajoni Kukës:Kalimash, Krumë, pjeserisht qyteti Kukës.
Rajoni Burrel:Zona Rec, Aras, Kurdari, Cerunjë, Cerenc, Brezhdan.
Rajoni Shkodër: Iballë, ArrëzMiliska në Pukë,  Zagorë, Bajzë, Kelmend, pjesërisht Gjadër, Bërdice, Kallmet, Vrakë, Renc, Shëngjin/ Lezhë-Shkodër.
Rajoni Gjirokastër: Lekël, Piskovë, Sukë, Maricaj, Vasjar

Shqiptarja.com  12.01.2016