Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosid: “Kosova e Re” do dëmtojë ekonominë

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), ka vlerësuar se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, do të dëmtojë familjet në secilin grup të të ardhurave dhe do të gjymtojë ekonominë e Kosovës, edhe ashtu të brishtë.

Përfaqësuesi i KOSID-it, Visar Azemi, nw nwj konferencw pwr media ka deklaruar se marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Contour Global, nuk është e qëndrueshme pasi ka pasur vetëm një ofertues.

Sipas KOSID Raporti vë në dyshim përfshirjen e Bankës Botërore dhe SHBA-së në Projektin e Energjisë Elektrike nga Thëngjilli në Evropën Juglindore.

“Termocentrali i propozuar Kosova e Re do të dëmtojë familjet në secilin grup të të ardhurave dhe do të gjymtojë ekonominë e brishtë; kostot e ndërtimit do të tejkalojnë së tepërmi vlerësimet zyrtare; paralajmërime rreth financimit; përfshirja e SHBA-së nënkupton tërheqje nga zotime për klimën”, ka theksuar ai.

Instituti për Analiza Ekonomike dhe Financiare të Energjisë publikoi një studim i cili konstatoi se termocentrali i propozuar me djegie të thëngjillit Kosova e Re ka gjasa të ngris çmimet e energjisë elektrike në Kosovë për 50 për qind dhe të dëmtoj ekonominë e këtij vendi të vogël.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  11.01.2016