Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta në nivelin më të ulët në 14 vjet

Çmimet e naftës kanë rënë nën 33 dollarë për fuçi ditën e sotme, në nivele që nuk janë parë në më shumë se një dekadë, raporton Reuters.

Çmimi i naftës ka pësuar një rënie çmime prej 70 për qind që prej rënies së filluar në qershor të vitit 2014, duke shkaktuar humbje kompanive të naftës dhe qeverive që mbështeten kryesisht në të ardhurat prej tyre.

Ditën e djeshme çmimi i një fuçie naftë theu rekordet e 11 viteve, teksa sot bëhet fjalë për 32.89 dollarë fuçia, rekord i ri, i vendosur pas 14 vitesh.
Ekspertët shkruajnë se arsyet që ndikojnë në këtë rënie çmimi janë shumë. Ndër to, përshkallëzimi i tensioneve në mes Arabisë Saudite dhe Iranit, gjë që i ka bërë tregtarët të shqetësuar. Gjithashtu një tjetër arsye është rënia e aksioneve, që thelloi trazirën globale, që gjë tronditi investitorët.

Revista Monitor,  07.01.2016