Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE, kufizimet u ulën me 56%

Investimet e kryera, remontet, menaxhimi efikas i stafit dhe organizimi i 1800 punonjësve të vendosur në gatishmëri në pikat kritike, etj, kanë bërë të mundur ofrimin e një shërbimi më cilësor të furnizimit me energji elektrike përgjatë festave të fundvitit dhe ditëve të para 2016-s.

Drejtori i Divizionit të Shpërndarjes, në OSHEE, ing.Petraq Lika, shpjegoi masat e marra nga kompania, teknike dhe organizative, për të minimizuar defektet dhe kohën e riparimit.

Në raport me një vit më parë, treguesit dëshmojnë për punën e mirë menaxhuese të
grupeve të OSHEE, të cilët vijojnë ende të ndodhen në terren.

–Konkretisht, ngarkesat maximale të fidrat të mbingarkuar për Drejtorinë Rajonale Tiranë më 31 Dhjetor 2014-2015, si rrezultat i mirëmenaxhmit të regjimit të punës të ngarkesave dhe i investimeve të bëra nga OSHEE, ishin 112% në 2014 dhe 88% në 2015.

–Stakimet u menaxhuan per nje kohe jo me shume se 25 minuta mesatarisht duke eleminuar keshtu edhe veprimet joselektive per provokimin e difekteve dhe avarive ne Sistemin e Shpërndarjes, kur në 2014 ishte mbi 55 minuta.

-Në lidhje me numrin e ndërprerjeve në të gjithë vendin, në datat 30 dhe 31 dhjetor 2015 u regjistruan 227 raste, kurse në vitin 2014, për të njëjtën periudhë, 556 raste ndërprerjesh, pra mbi 56% më pak kufizime.

Revista Monitor, 05.01.2015