Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgaria, vend kryesor për gazin

Bojko Borisov tha, në një intervistë me Deutsche Welle se Bullgaria dëshiron të bëhet një vend kryesor tranzit i gazit natyror për Evropën Qendrore dhe Juglindore për shkak të projektit për qendrën ballkanike të gazit, që do të ndërtohet jo shumë larg nga bregdeti i Varna.

Është planifikuar që gazi do të transportohet në qendër nga Rusia, Azerbajxhani, dhe Turkmenistani, si dhe nga fusha rumune dhe bullgare e gazit natyror.

Sipas Bojko Borisov, qeveria bullgare dhe Komisioni Evropian (KE) po punojnë së bashku për projektin dhe financimin e tij.

Sipas autoriteteve bullgare, ndërtimi i shpërndarësit të gazit do të ndihmojë diversifikimin e pjesshëm në furnizimet me gaz në shtetet anëtare të BE-së.

Gazi do të transmetohet nga shpërndarësi i gazit që do të ndërtohet pranë Varnës në Bullgari, Rumani dhe Serbi, ndërsa një tjetër sasi prej 43 miliardë m3 do të mbahet në Evropën Qendrore.

Revista Monitor, 06.01.2016