Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE proçedon një abonent në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Tiranë vijon kontrollet në të gjtihë territorin e vendit për të evituar vjedhjen e energjisë elektrike nga konsumatorët, të cilët ndërhyrjnë në rrjet në mënyrë të paligjshme.

Një rast të tillë, ekspertët e OSHEE-së e kanë konstatuar sot, tek një abonent i cili ishte proceduar edhe më parë për të njëjtën akuzë, atë të vjedhjes së energjisë elektrike, përmes ndërhyrjes në kabinën kryesore.

Sipas OSHEE strukturat e Drejtorisë ss OSHEE, Tirana 1, gjats kontrollit, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike nga subjekti privat “Bar Kafe”, me pronar E.M.

Ky person, sipas OSHEE, kishte kryer lidhje të paligjshme të linjës dhe furnizohen direkt nga kabina, duke sjellë dëmtim të pronës së OSHEE, pasi kishte shqyer derën, ndërkohë që personi po hetohet nga strukturat e policisë.

OSHEE thekson se ky është rasti i dytë i këtij subjekti, i cili 6 muaj më parë u proçedua për vjedhje të energjisë.

Shqiptarja.com 05.01.2016