Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE zgjeron rrjetin në Librazhd

Në disa zona të thella të Librazhdit, moti i keq i një viti më parë shkaktoi probleme të mëdha për furnizimin me energji elektrike. Si pasojë, disa fshatra mbetën pa energji elektrike për më tepër se një muaj.

Për këtë arsye, amortizimi i rrjetit të shpërndarjes ka shtruar nevojën për investime për përmirësimin e tij. Ndërkohë, OSHEE-ja ka nisur shpërndarjen e shtyllave dhe të materialeve të tjera të domosdoshme, në mënyrë që situata e një viti më parë të mos përsëritet.

Pushteti vendor kërkoi më tepër angazhim që këto zona të thella të mos vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Administratori i Njësisë Administrative Stravaj, Bedri Rrushi, kërkoi nga OSHEE-ja edhe elektriçistë për fshatrat e largët, pasi në raste të motit të keq kur këto zona izolohen, defektet në rrjet nuk mungojnë.

Në të njëjtën kohë, edhe deputeti i PS-së për zonën e Librazhdit, Taulant Balla, i kërkoi administratorit të përgjithshëm të OSHEE-së të marrë masa të mëtejshme, pasi Librazhdi ka zona të thella malore dhe një rrjet thuajse të shkatërruar.

Gazeta Shekulli, 24.12.2015