Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kukës, rrjeti energjitik, i amortizuar

Kukësi prej vitesh vuan nga rrjeti i amortizuar elektrik, duke i shkaktuar qytetit mungesa të theksuara të energjisë elektrike sidomos në kohë me rreshje shiu dhe dëbore.

Në çdo lagje të qytetit gjen kudo kabuj elektrik të zhveshur, kabina dhe bokse të matësve elektrik të amorizuar, por që në të vërtete përbëjnë rrezikshmëri të lartë për jetën e qytetarëve.

Rreth dy milionë euro çdo muaj siguron OSHEE-ja nga banorët e Kukësit, të cilët tashmë i paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Banorët, thonë se Kukësi është një zonë ku është investuar më pak përsa i përket sektorit të energjisë elektrike.

Nga zona veriore e vendit shteti merr fitime edhe nga shitja e energjisë elektrike përmes hidrocentraleve private të ndërtuar në Grykën e Vanave.

Rrethi i Kukësit, furnizohet nga Fierza përmes një linje të Tensionit të Lartë.

Por sa herë fryen një erë e lehtë pëson defekte megjithë remontet e shumta të bëra viteve të fundit.Më e mjerueshme infrastruktura energjitike parqitet tek linjat e Tensionit të Mesëm dhe të Ulët në zonat e thella malore të cilët çdo dimër mbesin me javë të tëra pa energji elektrike.

Shqiptarja.com 18.12.2015