Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, inaugurohet interkonjeksioni

Në Kosovë u inaugurua përfundimi i punimeve në linjën e interkonjeksionit 400 kV deri në kufirin me Shqipërinë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë z.Ilir Bejtja.

Ai vlerësoi rëndësinë që ka kjo ngjarje për të dy sistemet energjetike, duke patur parasysh edhe zhvillimet e mëtejshme dhe vlerën që ka nënshkrimi i marrëveshjes midis të dy qeverive.

Bejtja foli për përfitimet që do të kenë dy vendet nga ky bashkëpunim dhe për mundësitë e fuqizimit të mëtejmë të sistemeve energjetike të dy vendeve që ato të jenë pjesë e Bashkimit Evropian si paraprijëse të proceseve tjera integruese. Z.Bejtja, po ashtu, përcolli urimet e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Damian Gjiknuri, për inaugurimin e projektit dhe përfundimin e punimeve në linjën e interkonjeksionit 400 kV, duke shprehur besimin se e njëjta gjë do të inaugurohet në Shqipëri në pranverë duke e bërë linjën plotësisht funksionale.

Administratori i Operatori i Sistemit të Transmetimit në Shqipëri, Engjëll Zeqo, tha se fillimi i këtij projekti të rëndësishëm për sistemet e transmetimit të dy vendeve shënon edhe fillimin e materializimit të këtij projekti të veçantë dhe të rëndësisë siç është ai i optimizimi i punës të dy sistemeve,  rritja e besueshmërisë dhe sigurisë së këtyre dy sistemeve.

Esther Gravenkoetter, drejtoreshë e Bankës Gjermane për Zhvillim, KfW, e ka quajtur nder për këtë Bankë që të jetë pjesë e një prej projekteve më të rëndësishme në Kosovë, së bashku me pjesën shqiptare, në një projekt të rëndësishëm edhe për rajonin.

energjia.al  17.12.2015