Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arbitrazhi mbyll në favor të OSHEE çështjen “DIA”

Shqipëria ka shmangur përfundimisht rrezikun për të paguar 135 milionë euro për kompaninë DIA. Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë ka rrëzuar kërkesën e Kastriot Ismailajt për të shpallur të pavlefshme.

marrëveshjen e nënshkruar nga ish-ortakja e tij Rebeka Gaskin me qeverinë shqiptare, në të cilën DIA hiqte dorë nga çdo pretendim. DIA kishte hedhur në arbitrazh Operatorin e Shpërndarjes duke kërkuar 135 milionë euro dëmshpërblim për ndërprerje të njëanshme të kontratës. Në vendim kjo gjykatë vëren se shtetasja Rebeka Gaskin ishte e autorizuar për të vepruar në emër të DIA-s, ndaj rrjedhimisht, marrëveshja e arbitrazhit që shuan çdo pretendim të këtij subjekti ndaj palës shqiptare është plotësisht e vlefshme dhe e shpall çështjen të mbyllur.

Reagimi në FB i Ministrit Gjiknuri pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit:

Të dashur miq,

Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë, përmes vendimit të saj i dha fund procesit gjyqësor në të cilin Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ishte paditur nga Shoqëria DIA, e cila kërkonte 135 milion euro dëmshpërblim. Përmes këtij vendimi, pala shqiptare shpëtoi përfundimisht nga rreziku i humbjes së këtyre parave. Njëkohësisht, vendimi konfirmoi se qeveria shqiptare dhe OSHEE ndërmorën të gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur deri në fund interesat e qytetarëve shqiptarë. U konfirmua plotësisht drejtësia e marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim të konfliktit me CEZ, veprim pa të cilën pala shqiptare nuk do mund të siguronte provat për ta mbyllur në favorin e saj arbitrazhin me DIA-n. Kjo fitore është padyshim përgjigja më e mirë, edhe për ata spekulantë që duke shpërdoruar të drejtën e të bërit opozitë, nxitën dhe shpresuan se ky proces arbitrazhi do të humbej nga pala shqiptare në favor të Kastriot Ismailajt. Në fillim na përqeshën. Më pas na akuzuan se dëshironim humbjen e gjyqit për të ndarë paratë. Sot, minimalisht ata duhet të heshtin me turp. E vërteta fiton gjithmonë.

energjia.al  18.12.2015