Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, efiçienca e Energjisë ul koston

Shtimi i masave të efiçiencës të energjisë ka benefite të shumta, të cilat mund të përmblidhen në pesë të tilla; ul faturat e energjisë, përfaqëson një investim kost-befektiv, arrihen kursime të shpejta, ka efekte pozitive mjedisore dhe nxit zhvillimin ekonomik, ka deklaruar sot ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, me rastin e prezantimit të studimit të parafizibilitetit për Fondin për Efiçiencë të Energjisë.

Të pranishëm gjatë prezantimit të studimit për Fondin për EE ishin edhe përfaqësues të Bankës Botërore (BB), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Agjencia Gjermane për Bashkëpunim (GIZ) dhe përfaqësues të shoqërisë së civile.

Vizioni jonë sa i përket sektorit të energjisë përbëhet nga pesë komponentë, secila më e rëndësishme se tjetra. Pra përveç TC ‘Kosova e Re’, kemi TC ‘Kosova B’, TC ‘Kosova A’, Efiçiencën e Energjisë, dhe Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë”, tha Stavileci, duke shtuar se këto janë pesë komponentët me të cilat do të adresohen sfidat e së ardhmes, në mënyrë që të balancohen interesat sektoriale me ato sociale dhe mjedisore.

Kreu i MZHE-së tha se vitet e fundit janë bërë përpjekje të shumta, kanë nisur të realizohen projekte që lidhen me zbatimin e masave te eficiencës dhe kjo duhet të kuptohet si një investim, sepse është një investim në reduktimin e kilovatëve për orë.

“Zbatimi i masave të Efiçiencës së Energjisë ka impakt pozitiv edhe në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në pesë vitet e ardhshme mendohet të krijohen 11 mijë e 851 vende pune”, tha Stavileci.

Me pas, përfaqësues të kompanive EECG, SHITA & Associates dhe RECURA, kanë prezantuar pjesë të studimit të parafizibilitetit nga aspekti teknik, ligjor dhe financiar.

energjia.al  17.12.2015