Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çfarë çmimi do ketë nafta në 2016?

Agjencia e vlerësimeve Moody`s ka ulur ndjeshëm projeksionet për çmimin e karburanteve gjatë vitit të ardhshëm, si pasojë e shqetësimeve që lidhen me mbingarkesën në treg.

Oferta e naftës Brent të Londrës dhe asaj bruto amerikane vlerësohet se ka tejkaluar bindshëm nivelet e konsumit në rang global. Projeksionet e Moody`s sinjalizojnë një çmim të mesatarizuar në 43 dollarë për fuçi nga 53 dollarë që ishte më pare për naftën Brent gjatë vitit 2016, raporton Telegrafi. Ndërkaq, për naftën bruto projeksionet kanë zbritur në 40 dollarë për fuçi, nga 48 dollarë që ishte më parë.

Agjencia vlerëson se çmimet e dy benchmarkeve kryesorë do të rriten me nga $5 për fuçi në vitet 2017 dhe 2018. Projeksionet e reja marrin shtysë kryesisht nga vendimi i fundit i OPEC për të hequr tavanin e prodhimit ditor. Straegjia e Organiztës së vendeve eksportuese për të ruajtur kuotat në treg duke detyruar çmimet të bien nëpërmjet prodhimit të lartë, deri më tani ka rezultuar efikase.

Rivalët kryesorë në treg, që janë pikërisht prodhuesit amerikane kanë shkurtuar gjatë vitit të fundit një sërë projektesh. Por, edhe vendet e tjera jashtë OPEC, si Rusia kanë përjetuar një recesion të ashpër si pasojë e kolapsit të çmimeve të naftës. Me heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, hendeku kërkesë-ofretë vetëm do të thellohet-vlerëson Moody`s.

Telegrafi,  16.12.2015