Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prishtinë, ajër i ndotur prej lëndëve djegëse

Moti i cili gjatë javës së fundit ka përfshirë Kosovën, e sidomos pjesën qendrore të saj, ka ndikuar edhe në cilësinë e ajrit.

Sikurse ka njoftuar Instituti Hidrometerologjik i Kosovës gjatë këtyre ditëve në Prishtinë ka mbretëruar një mot me mjegull të dendur (dukshmëri <30 m) dhe lagështi të lartë të ajrit mbi 85% si dhe me mungesë të erës.

Përveç kësaj, gjatë kësaj kohe është rritur edhe sasia e shkarkimeve të ndotësve në ajër sikurse janë industria, transporti dhe konsumimi i lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje.

Si rezultat i kësaj situate ka rezultuar krijimi i gjendjes së smogut (i njohur ndryshe si smogu i Londrës) që është karakteristik për sezonin dimërore sidomos për muajt dhjetor- janar.

Në këto kushte është konstatuar se përqendrimi i disa parametrave të cilësisë së ajrit sikurse është PM10, ka qenë me i lartë, që ka ndikuar që edhe cilësia e ajrit në Prishtinë të jetë jo e kënaqshme.

Nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është konstatuar se gjatë periudhës monitoruese 01-09.12.2015 janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Janë regjistruar 7 ditë (raste ) me tejkalime të vlerave kufitare ditore. Ndërsa gjatë një viti lejohen 35 ditë me tejkalime të vlerave kufitare ditore.

Në këto raste rekomandohet qe kategoria e ndjeshme (personat me probleme nga sëmundjet e organeve respiratoretë) mos qëndrojnë gjatë në mjedise të tilla.

Po ashtu duhet të reduktohen lëvizjet e panevojshme me automjete sidomos ne zonat e frekuentuara nga këmbësorët.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 15.12.2015