Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE dhe bashkia zhvendosin shtyllën

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, kanë kryer një aksion të përbashkët për zhvendosjen e shtyllës së tensionit të lartë, e cila prej vitesh ndodhej në mes të rrugës “Don Bosko” dhe pengonte kalimin normal të qytetarëve dhe makinave.

Administratori i kompanisë OSHEE, Adrian Çela, dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj në prononcimin e tyre për mediat e cilësuan këtë ndërhyrje mjaft të rëndësishme e cila do të sjellë një investim për rehabilitimin e plotë të trotuareve në këtë rrugë.

“Me bashkinë kemi marrë impenjimin madhor, çlirimin e nënstacionit pas hotel “Tirana”.

Të gjithë qytetarët e kanë parasysh se sa gangrenë është kthyer ai nënstacion dhe ne kemi marrë impenjimin që brenda pranverës të nisim punimet për spostimin e tij”, ka deklaruar administratori I OSHEE, Adrian Çela.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se kjo frymë bashkëpunimi me OSHEE-në i hap rrugë një investimi të ri, jo vetëm në këtë rrugë, por edhe në zona të tjera të Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj tha se në bashkëpunim me OSHEE është bërë e mundur që të hiqen kabllot ajrore për t’u vendosur nën tokë.

“Në një pjesë të arterieve kryesore të Tiranës, të gjitha kabllot ajrorë janë vendosur nën tokë, për t’u siguruar që më në fund sjellim një erë të re civilizimi në qytetin tonë, duke u shkëputur nga skenat e telave si rrjeta merimangash”, u shpreh Veliaj.

energjia.al 15.12.2015