Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KURUM shiti skrapin e rafinerisë së Cërrikut

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditi të kryer në Ministrinë e Industrisë dhe Energjetikës për administrimin e pronës publike vërejti se, kompania Kurum Internacional e ka shitur në mënyrë të paligjshme skrapin e rafinerisë së Cërrikut me vlerë 83 milionë lekë.

Nga auditimi i kontratës konçensionare me objekt “Rehabilitimin e Rafinerisë së Cërrikut”, rrethi Elbasan, lidhur midis Autoritetit Kontraktor, ish-METE dhe shoqërisë “Kurum inetrnational” sh.a, në datën 22.07.2013 dhe miratuar me VKM-në nr.613, datë 24.07.2013 “Për miratimin e kontratës të formës ROT (rehabilitim, operim transferim), rezultoi se, kjo kontratë konçensionare e formës ROT e cila kërkon financimin, projektimin, rehabilitimin, vënien në punë, administrimin dhe mirëmbajtjen e objektit Rafineria e Naftës Cërrik, Elbasan dhe në përfundim të kontratës transferimin e tij tek Autoriteti Kontraktor, konform kushteve kontraktuale është audituar edhe nga auditimi i brendshëm i institucionit të MEI.

Duke u mbështetur në këtë mision auditimi bazuar në nenin 16 të ligjit nr.154 datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit KLSH” si dhe në standartin iSSAI 1610 “Auditimi i jashtëm përdor punën e auditimit të brendshëm”, por njëkohësisht duke vlerësuar këto materiale të auditit të brendshëm me skepticizëm profesional në ballafaqim të vazhdueshëm me dokumentacionin e administruar në dosjen e monitorimin e zbatimit të kushteve të kësaj kontrate konçensionare, rezulton se: Shoqëria konçensionare “KI” sh.a është përfaqësuar nga konçensionari i vetëm i saj, shoqëria “AR” sh.a, krijuar sipas afateve brenda afatit 30 ditëve, kjo në mbështjetje të nenit 6 të kontratës, duke ju transferuar të drejtat dhe detyrimet.

Më datë 6.08.2014, evidentohet se shoqëria konçensionare ka dorëzuar projektin e zbatimit pranë MEI dhe me shkresën nr.4792/1, datë 11.09.2014, është kërkuar vlerësimi teknik i projektit të Rehabilitimit të Rafinerisë së Naftës Cërrik Elbasan nga inspektoriati Qëndror Teknik (IQT), por ky institucion ka hedhur poshtë projektin e paraqitur nga ana e shoqërisë “AR” sh.a referuar ndërtimit të një rafinerie të re, pasi bie në kundërshtim me nenin 2, të kontratës konçesionare ku përcaktohet forma ROT e konçesionit, rehabilitim, operim dhe transferim, pra arsyetimi është shmangie nga objekti i kontratës. Konstatuam që në shtator të vitit 2014, në mbështetje të nenit 10 pika 10.1.2, Drejtoria e Politikave të Zhvillimit të Hidrokarbureve në MEI, ka kërkuar nga shoqëria konçensionare informacion në lidhje me sigurimin e financimit për fillimin e punimeve, dhe për të cilën merr përgjigje se financimi garantohet nga fitimi prej 26 milion USD i vitit 2013 të dokumentuar në pasqyrat financiare të këtij viti, për shoqërinë konçensionare “Kurum internacional” sh.a.

Deklarimi i fitimit të realizuar pa një vendimarrje lidhur me destinacionin e këtij fitimi (Vendim asambleje), lë vënd për të dyshuar për faktin nëse do të përdorej ky 26 milion USD, në përmbushjen e kontratës konçensionare me objekt “Financimin, projektimin, rehabilitimin, vënien në punë, administrimin dhe mirëmbajtjen e objektit “Rafineria Cërrik”.

Në kushtet e mossigurimit të financimit të projektit brënda 12 muajve (korrik 2014), autoritetit kontraktor i ka lindur e drejta për zgjidhjen e njëanshme të kontratës konçensionare mbështetur në nenin 10 të kësaj kontrate. 4 Likuidatori i shoqërisë “P” sh.a, ka dorëzuar objektin Rafineria e Naftës Cërrik, Elbasan tek konçensionari “Kurum internacional” sh.a. dhe në mbështetje të këtij akti, me urdhrin nr.366/1 datë 3.09.2013 është ngritur grupi i punës i përbërë nga 7 persona, për dorëzimin e objektit Rafineria e Naftës Cërrik, Elbasan tek konçensionari.

Konstatojmë se në procesverbalin e marrjes në dorëzim të objektit datë 16.09.2013 për makineritë dhe pajisjet e marra në dorëzim nuk cilësohet që makineritë dhe paisjet janë të dala jashtë përdorimit. Në datën 20.09.2013 Autoritetit Kontraktor i bëhet me dije kontrata e shitjes së skrapit midis shoqërisë konçensionare “AR” sh.a dhe blerësit “Kurum internacional” sh.a rezultuar nga çmontimi i infrastrukturës plotësisht të amortizuar të rafinerisë së vjetër në vlerën 83,301,573 lekë.

Nga dokumentacioni në dispozicion, konstatohet se në proçesverbalin e datës 14.10.2013, përcaktimi i sasisë së skrapit në peshë është realizuar nga vetë përfaqësuesit e shoqërisë konçensionare “AR” sh.a dhe blerësit “KI” sh.a, i cili është pronar dhe aksionar i vetëm i shoqërisë konçensionare dhe nuk ka vlerësim të bërë nga ekspertët vlerësues të përcaktuar nga Autoriteti Kontraktor, si pronar i aseteve të dhëna me konçension, si dhe përcaktimi i çmimit të shitjes nuk është realizuar ankandi konform kërkesave të dispozitave ligjore për shitjen e pronës publike me ankand. Mbështetur në dokumetacionin e shoqërisë aksionare, librave të shitjeve, kartelave të magazinës për artikullin skrap, evidentohet se shoqëria ka shitur sasinë 5,339.8 ton skrap hekur me një çmim mesatar 13 lekë pa TVSH.

Për saktësimin e sasisë të skrapit të shitur, është propozuar ngritja e një grupi pune. Në kontratën konçensionare, nuk evidentohet t’i jetë lënë e drejta shoqërisë konçensionare për nxjerrjen jashtë përdorimit të makinerive dhe paisjeve, si dhe shitjen e tyre për skrap. Ndërkohë që dokumentohet shembja e një objekti ndërtimor, nga grup objektet e marra në dorëzim, pa miratimin paraprak nga Autoriteti Kontraktor, duke shkelur detyrimin e ruajtjes së pronës objekteve dhe mjeteve të shtetit.

Në këto kushte konstatohet jo vetëm shkelje të kërkesave të nenit 4 të Kontratës Konçesionare, ku cilësohet se: “…me mbarimin e afatit Konçensionari i kthen sërish Autoritetit Kontraktor, kompleksin e objekteve të Rafinerisë dhe të drejtën e kalimit, transferimit të pronësisë së Kompleksit të Rafinerisë (ku përfshihen objektet ekzistuese dhe objetet e shtuara nëse ka), Autoritetit Kontraktor.

Në përfundim të auditimit të brëndshëm, me shkresën nr.7500/8 prot, datë 11.05.2015 “Mbi zbatimin e Raportit të Auditimit” i është kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë konçensionare “AR” sh.a, arkëtimi në favor të AK vlera 69,417,974 lekë të deklaruar nga ana juaj si e ardhur neto nga shitja e makinerive dhe pajisjeve për skrap”.

Auditimi ynë (KLSH) konstaton se nga ana e Drejtorisë së Konçesioneve, Prokurimeve, Shpronësimeve dhe Privatizimit si dhe Drejtorisë së Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve të merren masa për rikuperimin e të ardhurave të munguara 5 nga shitja si skrap e pajisjeve të çmontuara, pasi të jetë bërë një vlerësim i drejtë i sasisë së deklaruar si skrap dhe rivlerësimit të çmimit sipas përcaktimeve të një procedura normale ankandi publik. Menjëherë

Mbas marrjes në dorëzim të aktiveve, përfaqësuesi i shoqërisë konçensionare “A .R.” sh.a,”K.I.” ka njoftuar se infrastruktura ekzistuese jofunksionale e rafinerisë së vjetër është vlerësuar si skrap dhe i është shitur ish-Kombinatit Metarlugjik Elbasan, duke përfituar pagesën prej 83,301,573 lekë

Shitja e skrapit nga shoqëria koncensionare është bërë në mënyrë të kundraligjeshme, pasi nuk ka miratimin e AK-së dhe në kushtet kur nuk është miratuar projekti i zbatimit. Proçesverbali për marrjen në dorëzim të objektit datë 16.09.2013, nuk shprehet se makineritë e paisjet e marra në dorëzim, janë jashtë përdorimit.

Gjithashtu, shoqëria konçesionare nuk ka të drejtën për nxjerrjen jashtë përdorimit të makinerive dhe paisjeve, si dhe shitjen e tyre për skrap. Aq më tepër, nuk ka të drejtën e përvetësimit të vlerës së skrapit.

Mbështetur në dokumetacionin e shoqërisë aksionare, librat e shitjes, kartelat e magazinës për artikullin skrap, rezulton se shoqëria për periudhën 18-21 tetor 2013, ka shitur skrap me vlerë totale 83,301,573 lekë me TVSH. Sasia e shitur sipas dokumenteve është 5,339,8 ton, me një çmim mesatar 13 lekë/kg pa TVSH. Nga auditimi, është konstatuar se Autoriteti Kontraktor, duhet të saktësojë dy probleme: sasinë e skrapit duke u mbështetur në kartat teknologjike të makinerive e impjanteve dhe vlerën totale si efekt i përcaktimit të saktë të dy faktorëve, sasisë të skrapit dhe çmimit të tregut për njësi (kg).

AK përveç vlerës 83,301,573 lekë me TVSH, e cila duhet menjëherë të fillojë proçedurat ligjore për arkëtim, duhet të kërkojë edhe diferencën e vlerës nga sasia më e madhe e skrapit dhe çmimit për kg, që për periudhën ka qenë mbi dyfish me atë të çmimit mesatar të llogaritur, trajtuar më hollësisht në pikën iI të Raportit Përfundimtar të Auditimit.

9 Për sa më sipër është rekomanduar: Autoriteti Kontraktor ti drejtohet me shkrim Avokaturës e Shtetit, për bashkëpunim, me qëllim marrjen e të gjitha masave administrative dhe ligjore për fillimin e proçedurave për arkëtimin e vlerës të skrapit të shitur dhe përvetësuar në mënyrë të kundraligjshme nga shoqëria konçensionare “A.R.” sh.a, në vlerën 83,301,573 lekë me TVSH.

Autoriteti Kontraktor të marrë të gjitha masat administrative për ngritjen e nje grupi pune me specialistë të fushës për përcaktimin e saktë të vlerës së skrapit dhe çmimit të tregut për njësi (kg) shitur nga shoqëria konçensionare “A.R.” sh.a dhe pasi të përcaktojë këtë vlerë, të fillojë proçedurat për arkëtimin e saj”, thuhet në raportin e KLSH.

Revista Monitor, 15.12.2015