Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria dhe energjia e riovueshme

Shqipëria renditet mes 139 vendeve që do të mund ta sigurojë 100% energjinë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2050. Në një studim të universitetit Standford (SHBA) të prezantuar nga profesorët Mark Jacobson dhe Mark Delucchiedhe në samitin për ngrohjen globale që u mbajt pak ditë më parë në Paris, thuhet se 139 shtete mund të gjenerojnëderi në vitin 2050 energji të pastër nga burime, si : era, uji dhe energjia diellore. Në mesin e këtyre vendeve gjendet edhe Shqipëria.

Sipas një prej studiuesve, Jacobson, gjatë 35 viteve të ardhshme nëse shfrytëzohen këto burime do të mund të gjenerohen 22 milionë vende pune të reja, si dhe do të mund të parandalohen 3.3-4.6 milionë vdekje të parakohshme nga ndotja e ajrit që shkaktojnë hidrokarburet.

Jacobson and Delucchi prezantuan për herë të parë projektin me titull “ 100% energji e rinovueshme” për ndërtesat publike në vitin 2009 në një artikull në revistën “Scientific American”.

Në lidhje me Shqipërinë në raport thuhet se deri në vitin 2050rreth 43.5% e energjisë do të sigurohet nga ajo diellore, rreth 35% nga impiantet hidroelektrike, 10% nga panelet diellore të vendosura nëçatitë e godinave tregtare, ndërsa 7.5% nga ato të banimit dhe pjesa tjetër nga burime si era apo valët. Po kështu thuhet se rreth 6,200 vende pune do të hapen për një periudhë gati 35 vjeçare në ndërtim dhe mbi 6,300 nga punët operative.

Ndërsa do të mund të parandalohenmbi 500 vdekje të parakohshme në vit. Raporti bën të ditur se nga përdorimi i burimeve si era, uji dhe energjia diellore do të kursehet rreth 42% e burimeve aktuale.

Deri në vitin 2050 kostoja e energjisë që kursehet për person llogaritet në rreth 82 euro, ndërsa kursmet vjetore për energji, shëndetësi dhe klimë parashikohen në rreth 2, 700 dollarë në vit.

Në studim shpjegohet sesi bota mund të përfitojë, duke përfshirë edhe transportin, nga 1.7 miliardë sistemetavanëdiellorë, 40,000 termocentrale fotovoltaike, 3.8 milionë turbinat me erë, 900 hidrocentrale, 490,000 turbina tëbaticës dhe kështu me radhë.

Të tjera detaje nga studimi tregojnë se kërkesa për energji në 139 shtetet e marra në analizëderi në vitin 2050 do të plotësohet nga një grup i gjerë burimesh, si: era, uji dhe teknologjia diellor, ku rreth 19.4% do të vijë nga fushat me mullinj ere, 12.9% nga mullinjtë me erë në det të hapur, 42.2%nga sistemet fotovoltaike, 5.6% nga panelettavanë diellorë, 6.0%nga panelet diellorë të vendosura në godina tregtare, 7.7% nga panelet në godinat private, 4.8% nga energjia e ujit dhe 1.47% nga sistemet gjeotermike, si valë dhe energjia e baticës.

Jacobson, Delucchi, si dhe kolegë të tyre nga e gjithë bota kanë postuar detajet e këtij studimi, vend pas vendi, në një letër të vetëpublikuar nga ata dhe tëlëshuar në internet.

Revista Monitor,  04.12.2015