Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Kosova e Re” hap 10 mijë vende pune

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilevci, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjinit, ka theksuar se kostoja e investimit të kompanisë amerikane Counter Global do të shkojë në vlerë rreth një miliard euro.

Ai ka theksuar se fundi i vitit 2016 dhe fillimi i vitit 2017 do të fillon të ndërtohet termocentrali “Kosova e Re”, dhe se sipas tij, ndërtimi i termocentralit do ta zgjasë katër deri në pesë vjet.

“Nga 1 miliard euro sa do të jetë investimi në ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, 30 për qind e shumës do të jetë nga pjesa e kapitalit të investitorit, derisa pjesa tjetër e investimit do të merren nga institucionet financiare ndërkombëtare”, ka shtuar Stavilevci.

Sipas tij, në bazë të objeksioneve të kompanisë amerikane Counter Global, deri në hyrjen në funksion të këtij termocentrali, do të krijohen 10 mijë vende pune, dhe pas hyrjes ne funksion të “Kosovës së Re”, do të krijohen 550 vende pune të cilat do të jenë të përhershme.

Telegrafi, 04.12.2015