Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS njofton për avari

KEDS Sh.a. njofton se dje pasdite është djegur transformatori 2.5 MVA në nënstacionin 35/10 kV Dikanca. Transformatori është djegur për shkak të vjetërsisë.

Kjo ka pamundësuar furnizimin me energji për fshatrat e Dragashit: Radesha, Leshtani, Bask, Dikanca, Brodi dhe kompleksi Arxhena.

KEDS ka nisur menjëherë procedurat për ndërrimin e tij dhe parashihet që të ndërrohet deri sot pasdite, kur pritet t’u rikthehet energjia elektrike konsumatorëve në këto zona malore. KEDS kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe i siguron se transformatori po ndërrohet në kohën më të shkurtër të mundshme.

energjia.al 04.12.2015