Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Statoil i shet interesat e TAP-it kompanisë Snam

Kompania norvegjeze Statoil pohon se do të shesë interesat e saj prej 20 % të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik për kompaninë italiane të infrastrukturës së gazit Snam SpA. Sipas të dhënave paraprake, shitja do të arrijë vlerën e 208 milionë euro.

Vetë kompania Statoil ka nxjerrë sot një njoftim për shtyp, sipas të cilët tregon se edhe interesat në TAP, edhe ato të kredisë së dhënë si pro-kuotë në fillim të projektit do të shiten dhe se shuma totale do të rregullohet në mbyllje.

Statoil dhe Snam kanë rënë dakord për të ndërmarrë këtë veprim, duke plotësuar kushtet e caktuara. Transaksioni pritet të mbyllet deri në fund të 2015.

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë.
Afërsisht 870 km tubacion do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, i cili do të kalojë në Greqi e Shqipëri dhe përmes Detit Adriatik, do të kalojë në Italinë e Jugut.

Aksionarët e TAP-it përbëhet nga BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Fluxys (19 për qind), ENAGAS (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind), ndërsa kanë hequr dorë Norvegjezët e Statoil që zotëronin 20 për qind të kuotave. Fillimisht, burime të mediave azere njoftuan se për blerjen e aksioneve shfaqën interes malajzianët e Petronas, por ndonëse interesi është zyrtarizuar, shitja nuk është realizuar ende.

Revista Monitor,  01.12.2015