Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP rrit bashkëpunimin Shqipëri-Itali

Gjatë vizitës së tij në Itali, kryeparlamentari Ilir Meta u prit nga Presidenti i Senatit, Pietro Graso. Në këtë takim, palët biseduan për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve për projekte të rëndësishme ekonomike siç është projekti TAP. Për intergimin e vendit në BE, Meta tha se vendi është fokusuar në përpjekjet për përmbylljen e reformës në fushën e drejtësisë, e cila do të hapë rrugën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, u prit në Romë nga Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Graso.
Palët dikutuan për bashkëpunimin mes vendeve, sidomos marrëveshjet në sektorët më strategjikë të ekonomisë siç është ai i realizimit të projektit TAP.

Z.Meta dhe Graso thanë se ka ardhur koha që të dy vendet të rrisin cilësinë e bashkëpunimit edhe në sistemin bankar, energji e infrastrukturë.

Graso: “Vlerësoj peshën dhe rolin e Shqipërisë në Ballkan dhe ne jemi gjithnjë të gatshëm t’ju ndihmojmë të avanconi edhe më shpejt në rrugën tuaj evropiane, sepse besojmë se me reformat e duhura i gjithë Ballkani e ka vendin e tij të sigurt në Bashkimin Evropian. Jam vërtetë i lumtur që i ritheksova Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ndjenjat e miqësisë dhe solidaritetit italian dhe të dy parlamenteve tona, që të mund të bashkëpunojnë shumë më mirë dhe të ndërtojmë atë të ardhme miqësore dhe solidariteti që dëshirojmë të gjithë”.

Meta: Me Presidentin Graso kemi konfirmuar edhe njëherë vullnetin e vendosur për të ecur drejt konkretizimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë. Në këtë drejtim senati italian nën drejtimin e Presidentit Gaso luan një rol të rëndësishëm dhe ne besojmë shumë që këto shkëmbime ndërparlamentare do të kontribuojnë për forcimin e raporteve të shkëlqyera midis dy vendeve tona dhe dy popujve tanë.

Duke u ndaluar mbi ecurinë e proçesit të integrimit në BE, Z.Meta tha se Shqipëria është e angazhuar seriozisht në axhendën e integrimit europian, duke fokusuar përpjekjet në përmbylljen e reformës në fushën e drejtësisë, e cila do të hapë rrugën për çeljen e negociatave për anëtarësimnë BE.

Më herët, kreu i Kuvendit u prit edhe nga Kryetari i Komisionit të Politikave të Bashkimit Europian në Senatin italian, Vannino Chiti.

Ora News,  26.11.2015