Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien çmimet e naftës

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar ranë të premten me humbjet që këtë muaj shënuan në rreth 9 për qind, ‘lënduar’ nga të dhënat ekonomike zhgënjyese kineze dhe shqetësimet mbi teprinë e furnizimit.

Një dollar i fortë amerikan rëndoi edhe tek nafta, duke shtrenjtuar kontratat e denominuara në dollarin amerikanë për zotëruesit e monedhave të tjera, edhe pse tregtimi ishte i qetë pas Ditës së Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ka rënë 29 cent në 45.17 dollarë për fuçi, pasi u caktua 71 cent më poshtë në 45.46 në seancën e mëparshme.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane amerikanë, WTI ra 71 cent, ose 1.65 për qind, në 42.33 dollarë për fuçi.

Ata janë rritur deri më tani këtë javë në 4.8 për qind, por kanë rënë 9.1 për qind që nga fillimi i muajit.

Revista Monitor,  27.11.2015