Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie lehtë nafta

Kontratat e së ardhmes të naftës së papërpunuar u ‘zbutën’ të enjten nën presionin e dollarit të fortë amerikan dhe shqetësimeve të mbi-ofertës si pasojë e tregtimit në Ditën e Falenderimeve, duke u përmbysur nga rritja në prag të një inventari më të vogël se sa pritej amerikan dhe rënies në shpimet e SHBA-së.

Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent humbën 34 cent, ose 0.74 për qind, në 45.83 dollarë për fuçi.

Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u tërhoqën nga 10 cent në 42.94 dollarë për fuçi, pas në rritje prej 43.30 dollarë më parë.

Nafta ka nisur të bjerë si pasojë e shqetësimeve rreth mbi-ofertës teksa OPEC është i vendosur të vijoi fuqishëm pompimin e naftës për të mbrojtur pjesën e tij të tregut, duke alarmuar disa prej anëtarëve më të dobët të grupimit të cilët i frikësohen rënies së mëtejshme të cmimeve drejt 20 dollarë.

Revista Monitor,  26.11.2015