Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Linjat e KOSTT lënë pa energji Mitrovicën

KEDS Sh.A. njofton se sot, nga ora 7:44  kanë mbetur komplet pa energji elektrike Mitrovica e  Vushtrria me rrethinë si pasojë e rënies së linjave të KOSTT-it. 

Problemi fillestar është paraqitur në orën  01:55 kur u shkaktua një lidhje e shkurtër me tokë në linjën e tensionit të lartë 110 kV LP 125/1, që lidhë NS Kosova A me NS Vushtrria 2, ndërsa në orën 7:44 është këputur përçuesi fazor në linjën LP 125/3. Kjo ka bërë qëtë mbesin pa tension  nënstacionet NS 110/35/6.5 kV Trepça, NS 110/35 kV Vushttria 1 dhe NS 110/10 (20) kV Vushtrria 2, pasi humbën furnizimin prej linjave transmetuese nga të dy anët.

KOSTT ka njoftuar se ekipet e kësaj kompanie  kanë dalur menjëherë në terren dhe po punojnë intenzivisht për eliminimin e prishjeve për të mundësuar kthimin e furnizimit me energji elektrike në këto nënstacione.

energjia.al  25.11.2015