Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria rrit mbështetjen për energjinë

Edhe pse këtë vit mbështetja buxhetore për energjinë (3 miliardë lekë) nuk u konsumua, për vitin që vjen fondet kontigjencë vijnë më rritje të lartë.

Sipas projektbuxhetit 2016 që tashmë është për diskutim në Kuvend mbështetja buxhetore për sektorin e energjisë elektrike do të jetë 5 miliardë lekë. Por këto fonde të ngurtësuara për energjinë qeveria i ka përfshirë edhe si shpenzime kapitale, pavarësisht se destinacioni i tyre është krejt tjetër.

Kjo shumë që do të rrijë si një fond kontigjence për të përballuar importet në rast të mungesës së prodhimit vendas për shkak të një thatësire të gjatë. Ngurtësimi i këtij fondi në buxhet dedikuar energjisë është kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar duke i paraprirë mbrojtjes buxhetore nga të papriturat e sektorit.

Këtë vit qeveria kishte lënë mënjanë rreth 3 miliardë lekë fonde kontigjencë për energjinë të cilat nuk do të përdoren. Ecuria mirë e grumbullimit të faturave të energjisë së konsumuar dhe ulja e humbjeve në rrjet ka përmirësuar të ardhurat e kompanisë OSHEE, e cila i ka përmbushur nevojat për konsum me fondet e veta.

Niveli i arkëtimeve të OSHEE në fund të 10-mujorit ka arritur në rreth 54.8 miliard lek ndërsa vetëm në muajin Tetor rezulton të jenë arkëtuar 5.1 miliardë lek. Krahasuar me të njëjtën periudhë 10-mujore të vitit 2014 arkëtimet janë rritur me 42% ndërsa krahasuar me vitin 2013 kjo diferencë shkon në 71% më shumë.

Revista Monitor, 24.11.2015