Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKBN-ISHMP prezantojnë rezultatet e inspektimit

Bazuar në marrëveshjen midis Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, drejtuesit e dy institucioneve z. Ergys Agasi dhe z. Dael Dervishi prezantuan sot në një konferencë për shtyp rezultatet e inspektimit të parë në subjektet minerare që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Qarkun e Kukësit.

Pasi prezantoi të dhënat e inspektimit Kryeinspektori Agasi theksoi se inspektimi do të vijojë javën e ardhshme në Bulqizë. “Dua t’ju bëj me dije se nga e hëna e javës që vijon, grupet tona fillojnë ushtrimin e kontrolleve në Bulqizë. Me këtë rast do të doja të bëja një thirrje për gjithë subjektet që të zbatojnë ligjin. Shkatërrimi i Mjedisit është shkatërrimi i së ardhmes sonë. Inspektoriati në asnjë rast nuk ka qëllim në vetvete ndëshkimin e biznesit. Ne jemi rojtarët dhe mbrojtësit e Mjedisit, jemi rojtarët dhe mbrojtësit e shëndetit të qytetarëve shqiptarë”.

Ndërsa në fjalën e tij, kreu i AKBN-së z. Dervishi u shpreh: “Kemi mbështetur ISHMP në këtë aksion të Qarkut Kukës me gjithë kapacitetet tona njerëzore dhe logjistike. Kemi vënë në dispozion database e plotë të subjekteve minerare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qarkun Kukës, specialistët tanë që kanë shoqëruar inspektorët e ISHMP-së në këto kontrolle”.

Gjeni si më poshtë rezultatet e inspektimit ne subjektet minerare në Qarkun Kukës

Të dhënat nga inspektimi i kryer nga Inspektoriati i Policisë Pyjore
· Inspektuar 41 subjekte, në total.
· 3 nga këto subjekte kanë bërë heqjen nga fondi pyjor për siperfaqen 12.3 Ha, me dokumentacion të rregullt. Këto sipërfaqe kanë kaluar në varësi të Ministrisë së Energjitikës.
· 3 nga këto subjekte kanë marrë me qira nga Njësitë e Qeverisjes Vendore dhe Drejtoritë e Shërbimit pyjor me dokumentacion të rregullt, një sipërfaqe prej 3.08 Ha.
· Në 10 nga këto subjekte është hasur në shkelje nga kontrolli i ushtruar. Këto 10 subjekte kanë aplikuar për heqjen nga fondi pranë Ministrisë së Mjedisit, por kanë ndërhyrë abuzivisht në pyje, pa marrë miratimin sipas ligjit në fuqi.
Sipas kontrollit të ushtruar ndërhyrja ka rezultuar të jetë në një sipërfaqe prej 31.3 Ha, duke shkaktuar dëmtim të fondit pyjor e atë të kullotave në vlerën rreth 14 miliardë e 89 milionë lekë.
· Në këtë inspektim është kërkuar të procedohen penalisht 3 nga këto subjekte. Subjektet nuk kanë qenë të pajisur me leje mjedisore që lëshon AKM ose kanë pasur parregullsi dokumentacionin e lejeve minerare, që kanë shkaktuar dëm të fondit pyjor në vlerën rreth 464 milionë Lekë.
· Janë vendosur gjoba administrative, për 2 nga subjektet minerare. Në kontrollin e ushtruar këto subjekte kanë vënë në funksion e përdorur shtylla në minierë, thënë ndryshe kolonat mbështetëse që përdoren për galerinë e minierave,pa dokumentacionin që ligji kërkon si dhe lejet përkatëse
· Më tej, 2 nga subjektet, kanë rezultuar se nuk kanë aplikuar për heqje nga fondi pyjor, duke vazhduar përdorimin abuziv të pyjeve në një sipërfaqe prej 6.24 Ha me vlerë dëmi 2 miliardë e 808 milion lekë.
· 11 subjekte nuk ushtrojnë më aktivitetin e tyre.
· Është propozuar për 5 nga subjektet abuzive kërkesë për revokim të leje minerare, pranë AKBN-së. Arsyet janë shkelje të përsëritura nga këto biznese, mungesë dokumentacioni, mosrespektim proçedurash si dhe dëm në fondin pyjor dhe në mjedis.

Të dhënat për Qarkun Kukës nga kontrolli i ushtruar nga Inspektoriati i Mjedisit
· Inspektuar gjithsej 36 subjekte me aktivitet nxjerrje dhe përpunim mineralesh
· Janë vendosur gjoba në 5 subjekte. Nga kontrolli I ushtruar në aktivitetin e ketyre bizneseve ka rezulutuar se kanë pasur mungesa të lejeve mjedisore ose ka munguar respektim te kushteve te lejeve mjedisore ISHMP, në vlerë totale prej 2.5 milionë lekë.

energjia.al 24.11.2015