Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Karikoni telefonin në 30 sekonda!

Shkenctarët besojnë se kanë gjetur një mënyrë se si të karikoni baterinë e telefonit tuaj smartphone në 30 sekonda.

Ata pohojnë se nëse përdorni të ashtuquajturat “pika kuantike” mund të shpejtoni ritmin e karikimit në telefon.

Pikat kuantike janë pjesëza të vogla 10 herë më të holla se floku i njeriut me veti të veçanta elektrizuese.

Studiues nga Universiteti Vanderbilt në Nashville të SHBA shprehen se zbulimi erdhi si pasojë e interesit që ata kishin për këto materiale shumë të rralla.

Ata gjithashtu kanë gjetur një mënyrë si t’i prodhojnë pikat kuantike nga piriti ose ndryshe minerali i hekurit.

Ora news,  19.11.2015