Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vjedhja e energjisë, aksion në Vlorë

Policia e VLorës ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për “Vjedhje të Energjisë Elektrike”.

Në pranga ka rënë shtetasi Bexhet Dervishaliaj, 54 vjeç, banues në fshatin Dukat i Ri, Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në Llogara, strukturat e Policisë, me anën e grupit të OSHEE-së, gjithashtu me ndihmën e specialistëve të Taks-Forcë-s, kanë konstatuar ndërhyrje të paligjshme të Energjisë Elektrike në këtë subjekt.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet Th. K., 63 vjeç, banues në fshatin Dermish, Sarandë.

Policia ka filluar proçedimin penal kundrejt këtij shtetasi pasi Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të bërë në banesën e tij në fshatin Durmish, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të Energjisë Elektrike.

Gazeta Shqip, 18.11.2015