Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, riprogramohen borxhet e energjisë në veri

Pasi që tanimë ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Serbisë për formimin e Grupit Punues për pagesën e energjisë elektrike në veri të Kosovës, “Elektro Privreda Srbije” (EPS) ka filluar riprogramimin e borxheve të qytetarëve të ndërmarrjeve publike dhe të bizneseve në komunat veriore dhe në komunat me shumicë serbe në gjithë Kosovën.

Sipas një deklarate të drejtorit të EPS-së, Aleksandër Obradoviq, dhënë medieve serbe, të gjithë borxhlinjve tani u është lehtësuar puna që përmes riprogramit t’i shlyejnë borxhet. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës, pavarësisht nëse ata janë serbë apo shqiptarë, duhet gjithsesi të paguajnë për rrymën që kanë harxhuar.

Obradoviq ka precizuar se riprogramimi i borxheve bëhet për qytetarëve e komunave veriore, si dhe për qytetarët e komunave me shumicës serbe. Sipas drejtorit të “Elektro Privreda Srbija” (EPS), Aleksandër Obradoviq, “EPS Trgovina” dhe “Elektro Sever” nuk janë kompani të reja, por dy degë përmes të cilave EPS-ja do të funksionojë në gjithë territorin e Kosovës.

Gazeta Zëri, 18.11.2015