Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP në fokus të Samitit Atlantik

Korridori Jugor i Gazit (TAP, TANAP) do të jetë një ndër temat që do të diskutohet më gjerë në Këshillin Atlantik të Energjisë dhe Ekonominë, i cili do të organizohet në 18 – 20 Nëntor në Turqi.

Samiti pritet që të bashkojë dhe forcojë lidhjet transatlantike në fushën e energjisë, ekonomisë dhe sfidave politike.

Pjesë e panelit të diskutimeve do të jenë Presidenti i Turqisë Recep Erdogan, Komisioneri europian për Energjinë Miguel Arias Canete, Presidenti i Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Fatih Birol, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama , si dhe Kordinatori i Panairit Ndërkombëtar të Energjisë në Amerikë, Amos Hochstein.

Përfaqësuesit e kompanisë SOCAR, TAP, BP në Turqi dhe ambasadorë të Azerbaxhanit do të marrin pjesë në seksionin e dedikuar për Korridorin Jugor të Gazit në datë 20 nëntor.

Korridori Jugor i gazit është një ndër projektet prioritare energjetike për BE-në. Parashikohet se transportimi i gazit nga Deti Kaspik në Europë do të bëhet përmes Gjeorgjisë dhe Turqisë.

Si fazë fillestare, gazi do të prodhohet nga fusha Shah Deniz, si një ndër burimet kryesore të gazit në botë. Ndërsa faza e dytë, parashikon transportimin e gazit për në Turqi dhe tregun europian, përmes dy projekteve të rëndësishme si TANAP dhe TAP.

Revista Monitor,  16.11.2015