Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Polonia kërkon ndalimin e North Stream 2

Polonia i ka ushtruar presion BE-së për të parandaluar ndërtimin e gazsjellësit “North Stream 2″ në Baltik, ku përfitimet do shërbejnë, sipas Varshavës, në financimin e fuqisë ushtarake ruse, deklaroi ministri i ardhshëm i Çështjeve Evropiane.

“Kjo është absolutisht një çështje mjaft e rëndësishme, e cila i tejkalon të priturat në fushën e energjetikës, pasi tregtia e gazit në këtë pjesë të Evropës ka pasoja strategjike. Në këtë rast, fondet që do të rrjedhin në buxhetin rus do të shkojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në industrinë e mbrojtjes”, deklaroi Konrad Szymanski.

“Ky nuk është rasti i një kontrate të thjeshtë në fushën e energjetikës\”, këmbënguli ai.

Gjiganti rus i gazit, “Gazprom”, njoftoi në fillim të muajit shtator një marrëveshje të aksionerëve me grupet gjermane “BASF” dhe “E.ON”, atë francez “Engie”, austriakun OMV dhe anglo-holandezin “Shell”, për të punuar për projektin “North Stream 2″, që synon të rrisë livrimet e gazit rus drejt Bashkimit Evropian.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 16.11.2015