Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pritet interkonjeksioni bullgaro-grek

Pritet thejsht të caktohet data për nënshkrimin e vendimit përfundimtar të investimit për interkonjeksionin e gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë, pasi aksionerët kanë rënë dakord mbi klauzolat e kontratës së zhvillimit, raporton OEAK Bullgaria.

Tubacioni do të ndërtohet nga një ndërmarrje e përbashkët Bulgarian Energy Holding (BEH) dhe IGI Poseidone Greqisë. Bullgaria është angazhuar tashmë në emetimin e garancive të letrave me vlerë prej 215 milion BGN (109 mln euro) për projektin ICGB në vitin 2016.

Brukseli do të financojë gjithashtu interkonjeksionin e Bullgarisë në Greqi, që shkon drejt Komotini-t. Qëllimi i projektit është të përmirësojë diversifikimin e energjisë dhe sigurinë e të dy vendeve pjesëmarrëse dhe të gjithë BE-së.

Brenda Bashkimit të sapo-krijuar të Energjisë, Bullgaria do të marrë mbështetjen politike dhe logjistike për krijimin e ndërlidhjeve rajonale të energjisë dhe shpërndarësit të saj të gazit, ide e kryeministrit bullgar.

Revista Monitor, 13.11.2015