Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie nafta e papërpunuar amerikane

Kontratat e së ardhmes të naftës së papërpunuar amerikane zgjeruan humbjet e tyre në një seancë të tretë dhe arritën një nivel më të ulët në më shumë se dy-muaj të premten, nga një ‘kërcim’ i pamëshirshëm në rezervat e naftës që ka shkaktuar një rënie prej 10 për qind të çmimeve që nga fillimi i nëntorit.

Ka shenja se tregtarët janë të përgatitur për rënie të mëtejshme të çmimeve.

Kontratat e së ardhmes të naftës së papërpunuar amerikane ishin në 41.57 dollarë për fuci, larg nga niveli më i ulët i ditës prej 41.38dollarë – shifra më e ulët që nga 27 gushti. Të enjten treguesi referencë u mbyll pothuajse 3 përqind më poshtë në 41.54 dollarë për fuci me një rritje në inventarë prej 4.2 milion fuci naftë e papërpunuar.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent crude ishte në 44.14 dollarë për fuci, 8 cent më lart nga dita e mëparshme por pranë niveleve të ulëta të gushtit.

Revista Monitor, 13.11.2015