Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës, larg nivelit më të ulët

Çmimet e naftës iu larguan nivelit më të ulët dy mujor të enjten, por e ardhmja mbetet e zymtë teksa tregtarët ‘po kanalizojnë’ pozicionet dhe prodhuesit po pozicionohen në mbrojtje përkundër çmimeve të ulëta, pavarësisht se disa analistë thonë se mbi-oferta e tregut mund të ketë qenë e ekzagjeruar.

Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar amerikane ishin në 43.16 dollarë për fuçi, 23 cent më lartë nga e mërkura, kur çmimet ranë 3 për qind si pasojë e prodhimit të lartë, duke rritur rezervat amerikane dhe një ngadalësim ekonomik në Azi.

Treguesi për kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ishin në 45.97 dollarë për fuçi, 16 cent më lartë pas rënies prej 3.4 përqind një ditë më parë.

Revista monitor,  12.11.2015