Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës u rritën të martën pasi kreu i OPEC-ut parashikoi një treg më të balancuar vitin e ardhshëm dhe Departamenti Amerikan i energjisë tha se prodhimi i brendshëm ka të ngjarë të bjerë më tej, megjithëse fitimet janë të kufizuara ndërsa vijon pamja e përgjithshme e një tregu ku ka mbi-ofertë.

Nafta e papërpunuar amerikane u rrit 23 cent në 44.10 dollarë për fuçi pasi ra rreth 1 për qind të hënën në 44.15 dollarë për fuci, rënia e katërt radhazi.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent, u rrit 9 cent në 47.28 dollarë për fuçi. Kontrata ra 0.5 për qind të hënën në 47.19 dollarë për fuci, duke rënë gjithashtu për ditën e katërt radhazi të tregtimit.

Nafta po priret drejt cmimeve pak më të larta në sesionin aziatik por sërish mbetet nën presione të forta, tha Ben le Brun, analist tregu në OptionsXpress.

Revista Monitor, 11.11.2015