Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vjedhja e energjisë, arrestohen 8 persona

Gjatë kësaj jave policia në bashkepunim me OSHEE nga kontrollet e ushtruara në vend kanë arritur të evidentojnë disa raste shkeljeje duke vënë kështu në pranga 8 persona

Gjatë kontrolleve në terren kanë operuar 90 grupe të përbashkëta pune polici-OSHEE të cilët kanë arritur të kryejnë kontrolle në 3965 raste ku si rezultat janë evidentuar 19 raste vjedhje të energjisë. Përvec të arrestuarëve do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë dhe 6persona të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe, 1-8 nëntor, janë ndërprerë 769 lidhje të abonentëve debitorë dhe 19 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 78 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Shqiptarja.com 09.11.2015