Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hulumtohet origjina e gazit në Lipjan

Në pronën e Emin Ilazit në Torinë të Lipjanit, teksa po hapte një bunar, bashkë me ujin nga një thellësi 82 metra nën tokë, ka dalë një substancë që mendohet të jetë gaz natyror.

Uji që ka shpërthyer me presion ka arritur lartësinë pothuajse deri në dhjetë metra lartësi, shkruan sot Koha Ditore.

“Ky presion me ujë është pak i çuditshëm, është i ftohtë dhe ka edhe ngjyrë tjetër, mirëpo ne nuk mund të themi nëse aty ka gaz ose jo, sepse këtë mund ta konstatojnë vetëm ekspertët”, ka thënë Ilazi për gazetën të enjten.

Ditë më parë edhe në një vend tjetër të këtij fshati mendohet se banorët në vend të ujit nga shpimi për ujë kishin fituar gaz. Ajet Ajeti ka një pronë jo larg shtëpisë ku po del gaz, kurse ka vendosur disa gypa përmes së cilëve po e ndez ende gazin që po buron prej tokës.

“Ekspertët kanë marrë testet dhe tashmë po presim përgjigje edhe pse po shihet qartë se është gaz, sepse ende po ndizet”, ka thënë ai.

Institucionet përkatëse të vendit e kanë konfirmuar njoftimin për gaz, por nuk kanë qenë në gjendje të japin ende vlerësime më të hollësishme për këtë dukuri”.