Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbulohet një burim gazi në Kosovë

Në fshatin Torinë të Lipjanit sot nga ora 8 e mëngjesit ka filluar që të dalë ujë me presion. Para tre dite në po të njëjtin vend janë bërë shpime për një bunar, njofton Klan Kosova.

Pronari i tokës thotë se ka shpuar 82 metra në kërkim të ujit, e sot gjatë pastrimit ka filluar të dalë ujë me këtë presion.

Uji po shkon në lartësi nga 6 deri në 8 metra.

Nga ky presion nga një e treta e saj po del gaz, që akoma nuk dihet se çfarë lloji i gazit është.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe kryetari i komunës, Imri Ahmeti e drejtoria e emergjencave.

Telegrafi,  30.10.2015