Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtyhet konfiskimi i pasurisë së Ismailajt

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu sërish seancën në të cilën pritet vendimi mbi konfiskimin e pasurisë së të akuzuarit kryesor për aferën e CEZ Kastriot Ismailaj. Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e 2 milionë eurove të pasurive në emër të tij bashkëshortes Vojsava dhe nënës Lutfie Ismailaj. Një seancë më parë kërkesa e akuzës nuk u prit mirë nga avokati mbrojtës i 52-vjeçarit, i cili pretendoi se në një mënyrë kjo është goditje nga shteti. Sipas mbrojtjes, Prokuroria po abuzon në këtë drejtim, kjo pasi hetimi i krimeve të rënda filloi kur Ismailaj lëvizi shumën prej 330 mijë eurosh për të nisur procedurat e arbitrazhit kundër “CEZ Shpërndarje” në të cilën ai kërkon dëmshpërblim prej 135 milionë eurosh. Aktualisht, Ismailaj është në masën e sigurisë arrest me burg, pasi po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për mashtrim, me pasoja të rënda, të kryer në bashkëpunim. Në dy kërkesat e depozituara në gjykatë Prokuroria për kërkoi në total konfiskimin e rreth 4.3 milionë dollarëve, 450 mijë eurove dhe dy automjeteve në pronësi të Ismailajt. Për të gjithë procesin 52-vjeçari tha se pasuria e tij nuk ka lidhje me ligjin antimafia, pasi ajo nuk është vene nga trafiqet por nëpërmjet llogarive bankare. Ismailaj ka qenë administrator i disa kompanive, njëra prej të cilave ka pasur si aktivitet kryesor mbledhjen e borxheve që të tjerët i kishin CEZ shpërndarje. Nga hetimet ka dalë se Ismailaj është ortak dhe administrator i disa shoqërive të cilat edhe pse nuk kanë aktivitet tregtar, në llogaritë e tyre janë kryer transaksione që kalojnë disa milionë euro.

Vizion plus,  30.10.2015