Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Emri im në aferën CEZ!?

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i cili ndodhet për një vizitë në SHBA, gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës” ka folur për reformën e drejtësisë, marrëdhënien e koalicionit dhe për gjendje ekonomikë në Shqipëri si dhe për aferën CEZ-DIA.

Pyetjeve të gazetares së VOA-s për përfshirjen e tij në aferën CEZ-DIA, kreu i LSI-së iu përgjigj duke e “këshilluar” se duhet ta nisë gazetarinë nga e para pasi nuk është emri i tij që është përmendur në këtë aferë.

Gazetarja, Ardita Dunellari i drejtoi kreut të Kuvendit disa pyetje “ngacmuese”, ku e pyeti lidhur me ndryshimin e nivelit të jetesës mes qytetarëve dhe politikanëve.

Meta kësaj pyetje iu përgjigj se ai nuk ka makinë personale dhe se përdor makinën e shtetit.

Lidhur me marrëdhëniet brenda koalicionit, Meta u përgjigj se sfidat me të cilat përballet qeveria kërkojnë shtim të energjisë dhe impulsve.

Edhe për situatën ekonomike në vend, Meta tha se duhet bërë më shumë për rritjen ekonomike të vendit.

Gazetarja e pyeti edhe për mungesën e takimeve ma administratën e Obamës në këtë vizitë të tij në SHBA, ku ai u përgjigj se, “kjo është një vizitë e përqendruar në Kongres në cilësinë si kryetar i Kuvendit”.

Shqiptarja.com  29.10.2015