Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie nafta në tregun botëror

Kontratat e së ardhmes në naftës bruto ranë të enjten, pasi Rezerva Federale e SHBA mbajti të pandryshuara normat dhe një raport javor i qeverisë mbi rezervat e naftës dëshmoi për një inventar brenda pritshmërive.

Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI rane 38 cent në 45.56 dollarë për fuçi. Ato u rritën më shumë se 6 për qind të mërkurën, duke i dhënë fund humbjeve tre ditore.

Treguesi refrencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ra 39 cent në 48.66 dollarë për fuçi, pasi u rrit rreth 5 për qind në seancën e mëparshme.

Rezervat e naftës së SHBA u rritën javën e kaluar, ndërsa niventarët e benzinës​​dhe naftës së distiluar ranë më shumë se sa pritej, trehguan të dhënat nga Administrata e Informacionit të Energjisë.

Revista Monitor,  30.10.2015