Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rezervat ulin çmimin e naftës

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie në pritje të rritjes së rezervave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe pas parashikimeve se rezervat e mëdha të naftës në tregun botëror do të zgjasin edhe në vitin e ardhshëm.

Çmimi i naftës së “lehtë” amerikane (WTI) ka rënë për 63 cent dhe tani është 43,35 dollarë, ndërsa çmimi i naftës së papërpunuar “brent” ka rënë për 43 cent dhe aktualisht është 47,11 dollarë për fuçi.

Zyra Amerikane për Energjetikë (EIA) do të publikojë sot raportin javor mbi rezervat tregtare të naftës në SHBA, që është matja kyçe e kërkimit në vendin i cili është konsumatori më i madh në botë i “arit të zi”.

Sipas mediave amerikane, priten rezerva edhe më të mëdha të naftës në periudhën e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndryshe, rënia më e re e naftës pasoi pasi që drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol deklaroi se rezervat e bollshme të naftës në tregun global do të zgjasin deri në vitin e ardhshëm, ndërkohë që investimet në sektorin e naftës do të ulen për shkak të çmimeve gjithnjë më të ulëta të derivateve të naftës.

Telegrafi,  27.10.2015