Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Projektligji për efiçencën e energjisë në komision

Komisioni për Integrimin Europian shqyrtoi sot projektligjin “Për eficencën e energjisë” prezantimin e të cilit e bëri zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Ilir Bejtja. Ai tha se miratimi i këtij projektligji do të përbëjë një kontribut konkret të qeverisë shqiptare për mbështetjen e një politike kombëtare për nxitjen, promovimin, përmirësimin dhe përdorimin efiçent të energjisë.

“Qëllim bazë i tij është përshtatja e projektligjit edhe me realitetin e sotëm të zhvillimit të sektorit elektroenergjetik në vend, por gjithashtu edhe me zhvillimet në rajon dhe në Bashkimin Europian. Me ndryshimet strukturore që kanë ndodhur, me shkrirjen bashkë në një të ardhshme shumë të shpejt të Sekretariatit të Komunitetit Europian të Energjisë, pra zgjerimin e tyre nën traktatin europian të energjisë, krijon premisa tashmë për të qenë një ligj i zbatueshëm, ndryshe nga ai që kemi pasur në 2005”, nënvizoi zv.ministri.

Z. Bejtja tha se kjo nismë ligjore përmban ndryshime të rëndësishme në raport me ligjin ekzistues të miratuar në vitin 2005 duke sqaruar se ai ligj nuk gjeti zbatim për disa shkaqe.

“Nuk u parashikua ndarja e qartë e përgjegjësive institucionale për monitorimin dhe zbatimin e ligjit. Shumica e akteve nënligjore të parashikuara nga ligji atëhershëm nuk dolën asnjëherë dhe nuk janë miratuar. Ligji nuk gjeti mbështetje institucionale për ngritjen e kapaciteteve teknike dhe nuk u miratua fondi i eficencës së energjisë, siç e përmbajnë dispozitat e ligjit. Pra përqasja e qeverisë së atëhershme ndaj këtij ligji ka qenë pothuajse injoruese,” theksoi z.Bejtja.

Politikat për eficencën e energjisë që do të mbështeten në këtë projektligj që ne sjellim janë të hartuara në këto parime, vazhdoi më tej zv.ministri duke përmendur disa prej tyre.

“Sigurimin e operimit normal të tregut në fushën e energjisë në përgjithësi, përfshirë përcaktimin e çmimeve të produkteve energjetike sipas kritereve konkurruese dhe të mbështetura në koston efektive, si dhe të përfitimeve të mbrojtjes mjedisore; Reduktimin e pengesave për promovimin e eficencës dhe kursimin e energjisë dhe nxitjen e investimeve në këtë fushë; promovimin e zgjidhjeve financuese për iniciativat lidhur me eficencën në kursimin e energjisë; transformimin e sektorit publik me një shembull model lidhur me menaxhimin e energjisë”, nënvizoi Z.Bejtja.

energjia.al  27.10.2015