Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rritet nafta si pasojë e stimujve të BQE

Çmimet e naftës zgjeruan fitimet në për ditën e dytë në tregtinë aziatike të premten, duke gjetur mbështetje nga të dhëna pozitive ekonomike dhe rritja globale e tregut të aksioneve, pasi Banka Qendrore Evropiane sinjalizoi gatishmërinë e saj për të intensifikuar masat stimuluese.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimet e dhjetorit u rrit 30 cent në 48.38 dollarë për fuçi pasi u caktua 23 cent më lartë në seancën e mëparshme.

Nafta bruto amerikane për dorëzimet e dhjetorit u rrit 14 cent në 45.52 dollarë për fuçi, pasi u rrit 18 cent më parë.

Revista Monitor,  23.10.2015