Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Familjet dhe bizneset që ndryshojnë kontratat

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ndërmarrë nismën për korrigjimin e gabimeve të kontratave të energjisë elektrike, të cilat kanë mbetur ndër vite të pandryshuara. Lista zyrtare e OSHEE-së, përmban numrat e kontratave, por institucioni thekson se çdo abonent mund të bëjë verifikimin e kontratës së tij, nëse është provizore dhe duhet ndryshuar. Mekanizmi i OSHEEsë, për verifikimin emrit është i thjeshtë. Kështu, për të kryer një veprim të tillë, abonentët duhet të hyjnë në faqen e internetit të OSHEE-së, të plotësojnë formularin, duke vendosur numrin 16 shifror të kontratës dhe më pas sistemi njofton se nëse abonenti ka ose jo kontratë provizore.

“Shekulli” boton sot 1503 kontratat në rrethin e Shkodrës. Nga Drejtoria e Arkëtimeve në OSHEE, bëhet e ditur se kontratat provizore janë grumbulluar në ndër vite dhe të tilla kanë mbetur në sistem. Nëpërmjet korrigjimit të gabimeve, kontratat do të jenë përfundimtare dhe për këtë konsumatorët familjarë a privatë nuk do të paguajnë kosto shtesë. Por, në tarifat e OSHEE-së, një kontratë e tillë kushton 14 mijë lekë (familjarë) dhe 25 mijë lekë (bizneset). Nga 101 mijë kontrata të korrigjuara, 86 660 i takojnë kategorisë familjare, ndërsa pjesa tjetër kategorisë së biznesit. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike parashikon që faza e parë e përditësimit të të dhënave, të kontratave provizore të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa bën thirrje edhe për kategoritë jofamiljare të bëjnë përditësimin.

Klikoni këtu për tu njohur me listën

Gazeta Shekulli, 23.10.2015