Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP lidh kontrata për pajisjet e gazsjellësit

Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka lidhur tre kontrata për inxhinierinë, prodhimin dhe instalimin e fashaturave lidhëse, bërrylave izolues dhe pritësit e sondave pastruese prej 48 dhe 36 inç. Këto pajisje do të kryejnë disa funksione kyçe dhe do të instalohen përgjatë gjurmës së TAP-it, në përputhje me specifikimet teknike të projektit.

IndustriaMeccanicaBassi S.p.A ka fituar dy kontrata: e para për inxhinierinë, prodhimin dhe instalimin e pjesëve në formë T-je që përdoren si sonda dhe bërrylat e saldueshëm prej 36 inç të tipareve të ndryshme, dhe e dyta atë për njësitë e pritësve të sondave pastruese për sondimin inteligjent. Pjesët në formë T-je do të mundësojnë lidhjen me valvulat e bllokimit dhe stacionet e kompresorëve, ndërsa pritësit e sondave pastruese do të lehtësojnë pastrimin dhe kontrollimin e tubacionit.

Nuova Giungass.r.l. është fituesi i tenderit për inxhinierinë, prodhimin dhe instalimin e bërrylave izolues prej 48 dhe 36 inç. Këto do të izolojnë sisteme të ndryshme mbrojtjeje katodike që shmangin gërryerjen.

Ian Bradshaw, Drejtori Menaxhues i TAP, tha: “Dëshiroj të përgëzoj Industria Meccanica Bassi dhe Nuova Giungas për ofertat e tyre teknike shumë cilësore dhe për përvojën dhe historikun e sigurisë teknike që ata kanë. Gjithashtu dëshiroj të falënderoj kompanitë e tjera që morën pjesë në këto raunde rigoroze tenderimi.”

“Në përputhje me programin tonë të prokurimeve, TAP do të lidhë disa kontrata të mëdha deri në fund të këtij viti, përfshirë ato për tubat e tubacionit dhe inxhinierinë, prokurimin dhe ndërtimin e pjesëve tokësore dhe detare. Kjo do të mundësojë nisjen e ndërtimit të tubacionit në Greqi, Shqipëri dhe Itali në vitin 2016, sipas planeve,” shtoi Bradshaw.

Lidhja e kontratave për inxhinierinë, prodhimin dhe instalimin e fashaturave, bërrylave izolues dhe pritësve të sondave pastruese, përmbyll procesin e para kualifikimit të TAP (hapur në Maj 2015), të ndjekur nga vlerësimi i ofertave të kompanive të përfshira në listën e shkurtër që përmbushën kriteret rigoroze të TAP-it për para kualifikim.

Këtë vit TAP-i ka lidhur disa kontrata për: ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri (prill 2015), valvulat me sfera të diametrit të madh dhe aktivizuesve (korrik 2015) dhe atë të kompresorëve me turbo (shtator 2015).

Revista Monitor,  22.10.2015