Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Akuzat për CEZ, reagon Balla

Partia Socialiste, përmes deputetit Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me marrëveshjen e qeverisë me kompaninë çeke CEZ.

Në një deklaratë për mediat nga selia rozë, Balla tha se Basha duhet të japë llogari një herë për çështjet e hapura që ka me drejtësinë shqiptarë, që nga falja e detit, 230 mln eurot e vjedhura në rrugën Durrës-Kukës, 21 janarin e deri në lejet abuzive të ndërtimit të dhëna në bashkinë e Tiranës përpara se të akuzojë qeverinë për një marrëveshje që sipas tij, zgjidhi një çështje të lënë nga qeveria e tij dhe që i kurseu shqiptarëve 802 mln euro.

“Luli kërkon llogari pse qeveria e zgjidhi këtë çështje dhe i kurse shqiptarëve plot 802 mln euro. Luli duhet të japë llogari, të shkojë para drejtësisë për zullumet e tij; për faljen e detit, 230 mln eurot e vjedhura në Durrës-Kukës, 21 janarin dhe zullumet e tij në bashkinë e Tiranës. E kuptojmë që duke qenë se është i zhytur vetë tenton të hedhë baltë mbi të tjerët. por askush nuk e merr seriozisht atë, të paktën deri sa të japë llogari për zullumet e tij”, – tha Balla.

Gazeta Shqip, 21.10.2015