Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Evroenergie, kompanitë më të mira në Kosovë

Kosova ka edhe një mundësi për të marrë rolin që i takon për prodhimin e energjisë dhe sigurinë e furnizimit me energji të vetvetes dhe Evropës Juglindore.

Konferenca tradicionale “Energy Market South East Europe 2015” e cila organizohet nga kompania ‘evroenergie’ do të mbahet në datat 15 dhe 16 të këtij muaji, për të katërtin vit me radhë do të sjell kompani të mëdha në vendon tonë.

Ndër kompanitë pjesëmarrëse është edhe kompania e madhe gjermane, një gjigant i ndërtimit të termocentraleve në mbarë botën, “Bilfinger”. Kjo kompani tashmë po vjen në Kosovë për të disatën herë, e cila ka bërë projekt për zbutjen e sigurisë së furnizimit me energji përmes rindërtimit të termoncentralit Kosova A, i cili është njohur tanimë edhe për opinionin e gjerë. Këtë projekt e mbështeti edhe kancelaria gjermane Angelika Merkel me rastin e vizitës së kryeministrit Isa Mustafa në Gjermani, shkruan Kosova Press.

Sipas këtij projekti, termocentrali i ri do të ketë teknologjinë më të fundit dhe do të ketë parametra ekologjik më të mirë se sa që kërkohen me standardet e EU-së me 2025.
Interesimin e kësaj kompanie e sheh shumë të rëndësishëm dhe si shans të madh për Kosovën drejtori i kompanisë ‘evroenergie’, Hamdi Malushaj i cili është edhe organizatori i kësaj konference. Malushaj, në një intervistë për KosovaPress thotë se Kosova është në një situatë të rëndëenergjetike.

Thotë se rindërtimi i termocentralit Kosova A është shpëtim ndërsa rrënimi i tij, do të sillte situatë të rëndë energjetike që do të ndikonte në rritjen e çmimit të energjisë elektrike, rrjedhimisht, do të ketë ngecje të zhvillimit ekonomik që sipas Malushajt, do të ishte e papërballueshme për qytetarin e Kosovës.

Revista Monitor, 13.10.2015