Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

USAID: Problematika në sektorin e energjisë

Drejtori ekzekutiv në USAID për projektin e fuqizimit të sektorit privat në Kosovë, David King ka mbajtur sot në ambientet e kolegjit “Fama” një ligjëratë para studentëve, ku ka theksuar se projekti i tij ka për qëllim krijimin e vendeve të reja të punës dhe është duke hulumtuar indikatorët që kërkohen për rritje ekonomike. Duke folur për investimet, King theksoi se nëse nuk ka mjedis të mirë politik, askush nuk do të vijë të investojë në Kosovë.

Sipas drejtuesit të USAID-it, për të pasur rritje ekonomike duhet pasur politika të qëndrueshme makro ekonomike, inflacion të qëndrueshëm, norma të interesit të arsyeshme, shkruan Kosova Press.

King tha se Kosova ka një përparësi që përdor valutën euro në ekonominë e saj dhe nuk ka pse të shqetësohet për këmbim valutor.

Drejtori në USAID, theksoi se për çdo vend të botës BB-ja bën renditjen bazuar në kushtet e mjedisit për të bërë biznes, ku bëjnë pjesë sistemi i drejtësisë, rregulloret komerciale dhe burokracia. Sipas tij, të gjitha këto ndikojnë tek ndërmarrjet për të bërë biznes. Në Kosovë, tha ai, problematik është sektori i energjisë dhe ai i sigurisë.

Revista Monitor,  11.10.2015