Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqia rikonsideron furnizimin me gazin rus

Në fillim të kësaj jave, ministria e jashtme turke tha se një avion ushtarak rus ka shkelur hapësirën ajrore të vendit pranë Sirisë më 3 tetor. Ministria ruse e Mbrojtjes më vonë konfirmoi se më 3 tetor një Su-30 Flanker avion luftarak shumë-rolesh hyri shkurtimisht në hapësirën ajrore turke për disa sekonda për shkak të kushteve të këqija të motit. Russia duhet të jetë e ndjeshme ndaj këtyre çështjeve. Ne përfaqsojmë blerësin kryesor të gazit natyror rus. Humbja e Turqisë do të jetë një humbje e rëndë për Rusinë. Nëse është e nevojshme, Turqia mund të blejë gaz natyror nga një tjetër burim,’ tha Erdogan për reporterët.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu u tha gazetarëve të hënën se incidenti i avionit rus në hapësirën ajrore turke nuk i kishte prekur marrëdhëniet mes vendeve. Sipas Davutoglu, Moska siguroi Ankaranë se incidente të tilla nuk do të ndodhin në të ardhmen.

Më 30 shtator, Sukhoi Su-25 i Rusisë, Su-24m dhe Su-34 aeroplanë sulmues, me mbështetjen e Su-30 , filluan sulmet ajrore kundër objektivave të ISIL-it në Siri, pas kërkesës nga Presidenti sirian Bashar Assad.

Revista Monitor,  10.10.2015