Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MTI refuzon rregjistrimin e Elektroserverit

Qeveria e Beogradit nuk ka arritur të regjistrojë dy kompani të veta për energji në Kosovë. Gjuha provokuese në aspektin politik dhe shkeljet ligjore kanë bërë që Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë t’ia kthejë mbrapsht aplikacionet për regjistrimin e dy kompanive në sektorin e energjisë.

“Elektrosever” dhe “EPS Trgovina”, tash për tash, ende nuk figurojnë si biznese të regjistruara në Kosovë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë, Vjollca Dibra, ka thënë se kompanitë serbe kanë dorëzuar aplikacionet e tyre me gabime dhe në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë. Ka thënë se duhet bërë ndryshime në aplikacion dhe në statutet e këtyre kompanive që ato të mund të regjistrohen.

“Duhet t’i përmirësojnë: aplikacionet, statutin dhe marrëveshjet, sipas vërejtjeve që janë dhënë nga ana e ARBK-së”, ka thënë Dibra.

Koha Ditore, 09.10.2015